Klubi i IPKO Superligës, KF Ballkani, do t’i japë të gjitha përfitimet nga biletat e ndeshjes së nesërme kundër Dritës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë klubi kosovar, që në Facebook, shkroi:
“Të dashur tifozë
Nesër e kemi lojën për Digitalb Kupen e Kosovës , ju ftojmë të vini në numër sa më të madh për të përkrahur klubin e zemrës , gjithashtu ju bëjm me dije se kemi vendosur që të gjitha të hyrat e biletave ti dhurojmë për Vëllezrit tanë në Shqipëri të prekur nga ngjarjet e rënda të tërmetit .
Ju lusim në mirëkuptim pasi biletat nesër do të kushtojn 3 euro, që të kemi mundësi të mbledhim sa më shumë të holla. Lutemi për Ty Shqipëri. Zoti ju shpërbleftë të gjithë juve që do të kontriboni.
Ballkani – Drita Ora 12:30”