Jorge Jesus është pranë largimit nga Fenerbahçe, zbuloi A BOLA.
Trajneri portugez, ndonëse ende lufton për titullin turk dhe ka kontratë deri në maj, ka pësuar kritikat e para nga tifozët, të cilët e kanë dashur gjithmonë, pas disfatës në shtëpi me rivalin Besiktas (2-4).
Jesur po kontestohet edhe më shumë për faktin se nuk ka fituar asnjë nga derbit e stambollit: një barazim dhe tre humbje.
Shtypi turk bën me dije se tekniku për momentin po takohet me presidentin Ali Koç, i cili së shpejti duhet të njoftojë largimin e Jorge Jesus.
Madje shtypi avancon edhe emrin e pasuesit: Sergen Yalçin, 50 vjeç, i cili fitoi dopietën për Besiktas në 2020/2021.
Fenerbahçe është e dyta në ligë, nëntë pikë, pas Galatasaray por me një ndeshje më pak. /G.D abcnews.al/
Burimi: A Bola