Klubi i Tiranës “pushtohet” nga COVID-19

schedule12:30 - 12 Tetor, 2021

schedule 12:30 - 12 Tetor, 2021

COVID-19 duket se nuk do mjaftohet me pak te Klubi i Tiranës. Pasi janë konfirmuar disa futbollistë dhe pjestarë të stafit të cilët janë prekur nga COVID-19, një tjetër futbollist ka rezultuar pozitiv.

Sipas “Panorama Sport” bëhet fjalë për portierin Ilion Lika. Kështu tek Tirana bëhet një numër i lartë  të prekurish me COVID-19, dhe ky sigurisht është një lajm aspak i mirë për skuadrën e Tiranës.

Trajneri Orges Shehu është në një hall të madh, sepse thujse gjysmën e skuadrës nuk do e ketë në dispozicion për ndeshjet e rradhës kundër Shkumbinit në Kupën e Shqipërisë dhe kundër Teutës në Kampionat.  Të gjendur në këto kushte aspak të favorshme, drejtuesit e Tiranës prej disa ditësh kanë kërkuar sporstimin e ndeshjeve për shkak të situatës në të cilën ndodhen.

Kujtojmë gjithashtu se të prekur me COVID-19 janë: Majkëll Ngo, Taulant Seferi, Erjon Hoxhallari, Marsel Ismajlgeci, Aldi Gjumsi si dhe dy pjesëtarë të stafit, Kosta Jani dhe Arzen Voci. /abcnews.al