Crotone shkarkoi trajnerin ditën e sotme për shkak të rezultateve negative. Gjashtë humbje radhazi dhe vendi i fundit në Serie A për ekipin kalabrez, ecuri që ndikoi në ndërprerjen e bashkëpunimit me Giovanni Stroppa.
53-vjeçari drejtonte Crotonen prej dhjetorit të vitit 2018. Klubi italian nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri. Ai është Serse Cosmi, një emër i njohur, i cili ka një eksperiencë të madhe mbi supe.
✍️ Serse Cosmi è il nuovo allenatore del Crotone ? Benvenuto in ?? e buon lavoro mister ??
?? https://t.co/TqxXlQDwDA pic.twitter.com/kyeAPQFXCx— FC Crotone (@FcCrotoneOff) March 1, 2021
Perugia është ekipi i fundit ku ka punuar 62-vjeçari, teksa tani merr drejtimin e Crotones me misionin mbijetesë. Cosmi ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni do të debutojë te skuadra kalabreze në mesjavë përballë Atalantës në Bergamo. /abcnews.al