Marcelo Bielsa mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Amerikën e Jugut. Siç raporton “Globo Esporte”, klubi brazilian i divizionit të parë Santos po tenton të nënshkruajë me argjentinasin 67-vjeçar, shkruan abcnews.al.
Presidenti i klubit AndrEs Rueda aktualisht është duke zhvilluar negociata me Bielsan, por ato po rezultojnë të ndërlikuara.
Santos është në kërkim të një pasuesi të trajnerit të shkarkuar së fundmi, Lisca, i cili e mori drejtimin vetëm në korrik. Bielsa ka mbetur pa klub që nga fundi i shkurtitm pas gati katër vitesh ai u përjashtua nga klubi i Premierligës, Leeds United. /G.D abcnews.al/