Klubi i Premier League aktiv në merkato, gati zyrtarizimi i dytë

schedule17:59 - 13 Maj, 2020

schedule 17:59 - 13 Maj, 2020

Klubi i Premier League, Watford, nuk po shqetësohet aspak sa i takon mbarëvajtjes së merkatos së verës, pasi po lëviz me ritme të shpejta në përforcimin e skuadrës. Pasi siguruan me para-kontratë mesfushorin e Le Havre, Pape Gueye, mediat britanike, por dhe ato turke, raportojnë se është bërë gati dhe afrimi i dytë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Mbaye Diagne, kartoni i të cilit zotërohet nga Galatasaray, por që ka luajtur këtë sezon si i huazuar me Club Brugge. Por problemet e tij disiplinore, detyruar klubin belg t’ia ndërpresë kontratën, duke e rikthyer në Turqi.

LEXO EDHE: Merkato nuk ndalet kurrë, Watford zyrtarizon afrimin e mesfushorit

As Galatasaray nuk e do sulmuesin në skuadër dhe largimi i tij duket i paevitueshëm. Diagne dukej pranë Nottingham Forest në Championship, por oferta e Watford ka qenë më e kënaqshme. Zyrtarizimi i Diagne te Watford duket thjesht çështje orësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!