“Klubi i mashtrimit dhe intrigave”, tifozët e Nantes e pritën ashpër Juventusin

schedule10:25 - 24 Shkurt, 2023

schedule 10:25 - 24 Shkurt, 2023

“Klubi i mashtrimit, intrigave dhe represionit. Gjithmonë i njëjti për 27 vjet”, thuhej në banderolën e tifozëve të Nantes për Juventusin.

Ultrasit e Nantes e pritën klubin italian me këtë banderolë të gjatë para fillimit të ndeshjes së dytë të play-off të Europa League. Mbishkrimi i referohet viteve që kanë kaluar nga përplasjet e fundit të tyre në gjysmëfinalen e Champions League të sezonit 1995/1996, të cilën me sa duket tifozët e klubit francez ende nuk e kanë përtypur dot humbjen ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Ndeshjen e parë Juventus e fitoi 2-0, ndërsa të kthimit e fitoi Nantes me rezultatin 3-2, por skuadra italiane ishte ajo që shkoi në finale.

Përballë gjetën Ajaxin të cilin e mposhtën në finale falë penalltive duke ngritur kështu në qiell trofeun e rëndësishëm. Këtë herë, ditën e djeshme, ishte përsëri Juventus i cili eliminoi nga Europa League ekipin francez të Nantes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!