Klubi i madh i Superiores tenton transferimin e Mërgim Mavrajt

schedule09:01 - 22 Gusht, 2022

schedule 09:01 - 22 Gusht, 2022

Mërgim Mavraj është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Turkgucu Munich.

Qendërmbrojtësi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja dhe ka luajtur disa sezone në Bundesliga, ka marrë një propozim nga Superiorja.

Panorama Sport shkruan se Partizani i ka bërë një propozim qendërmbrojtësit, i cili tani është 36 vjeç dhe mund të mendojë edhe pensionimin.

Trajneri Giovanni Colella e ka thënë se pret vetëm një qendërmbrojtës dhe në kampin e kuq e presin një përgjigje nga Mavraj, pasi ndryshe duhet të shohin për opsione të tjera. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!