Inter Miami shkarkon trajnerin. Klubi ku aktivizohen Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, ka vendosur të ndahet me Diego Alonson.
54-vjeçari uruguaian mori drejtimin e ekipit amerikan dhjetorin e vitit 2019. Në drejtim nuk arriti rezultate pozitive.
Inter Miami u eliminua nga Kupa këtë sezon dhe nuk ia doli të kualifikohej në fazën “play-off” të kampionatit.
#InterMiamiCF and Manager Diego Alonso have mutually agreed to part ways.
Club Statement ?https://t.co/TmxXJXvTyP
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) January 7, 2021
Favoriti për të marrë drejtimin e ekipit të MLS është Phil Neville, një nga miqtë më të mirë të presidentit David Beckham.
Ish-lojtari i United drejton kombëtaren e femrave të Anglisë, detyrë që do e lërë në muajin korrik, për të nisur më pas një aventurë në MLS. /abcnews.al