Tjetër trajner i shkarkuar në Bundesligë. Schalke vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me 48-vjeçarin David Wagner për shkak të rezultateve të dobëta, edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë kampionat.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe drejtuesit e Mainz. Humbja 1-4 e ditës së shtunë në shtëpi përballë Stuttgart, ka qëlluar fatale për Achim Beierlorzer.
Mainz nuk ka marrë akoma pikë në sezonin e ri në Bundesligë, loja po mungon dhe 52-vjeçari gjerman ka nisur pushimet e parakohshme.
Achim Beierlorzer leaves the club after ten months.
All the details ? https://t.co/DBRmLaTVHS pic.twitter.com/7CKsdN7Mjm
— Mainz 05 English (@Mainz05en) September 28, 2020
“Unë jam i zhgënjyer me vendimin e klubit. Sidoqoftë, unë i uroj Mainz 05 dhe ekipit të gjitha të mirat për të ardhmen“, u shpreh Beierlorzer.
Drejtimin e përkohshëm të skuadrës gjermane do e marrë Jan-Moritz Lichte, zëvendësi i trajnerit të shkarkuar. Lichte do të drejtojë ekipin deri në momentin që Mainzi do të zgjedhë trajnerin e ri. /abcnews.al