Klubi i 30-të në karrierë për bomberin latin, 44-vjeçari firmos në Brazil

schedule18:12 - 3 Shkurt, 2021

schedule 18:12 - 3 Shkurt, 2021

Sebastian Abreu është një emër shumë i njohur në Uruguai. Sulmuesi ka shënuar 26 gola në 70 ndeshje me kombëtaren e tij.

Bomberi latin festoi 44-vjetorin e lindjes tetorin e kaluar, por nuk ka ndërmend të ndalet dhe t’i japë fund karrierës.

Dje në mbrëmje arriti akordin dhe sot është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës braziliane të Athletic Club MG.

Ky është ekipi i 30-të në karrierën e Sebastian Abreut, një rekord i jashtëzakonshëm. Një rikthim në Brazil, aty ku është aktivizuar më parë me Gremion dhe Rio Branco. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!