Xavi ka filluar të rikthejë Barcelonën në vendin që e meriton dhe tashmë drejtuesit e klubit po mendojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun spanjoll.
Sipas “Marca”, të dyja palët kanë pasur një komunikim të martën, me drejtuesit e Barçës dhe agjentit të Xavit ku të cilët kanë diskutuar kushtet e kontratës.
Xavi ka një kontratë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2024, ndërsa synimi i drejtuesve është që ai të vazhdojë me ta të paktën deri në vitin 2026.
Duke parë rezultatet positive dhe renditjen në vendin e parë të tabelës së La Ligës me një distancë prej 13 pikësh nga Real Madrid i vendit të dytë, agjenti i Xavit u takua me Rafa Yuste, Alemany dhe Jordi Cruyff në Camp Nou. /h.ll/abcnews.al