Merkato e janarit po afrohet dhe një lajm surprizë vjen nga Anglia. West Ham duket se po bën një ofertë konkrete për sulmuesin në pronësi të Interit, që luan te Flamengo në Brazil, Gabriel “Gabigol” Barbosa.
’Daily Mail’ raportoi muajin e kaluar se klubi anglez ka shfaqur interes për sulmuesin, por duket se tashmë interesimi është realitet. Kartoni i 23-vjeçariy vlerësohet diku te 22 milionë € dhe West Ham janë të gatshëm ti ofrojnë paratë.
Braziliani në vitin e fundit ka luajtur në Brazil si i huazur, ku ka rënë në sy performanca e tij. Ai ka arritur të shënojë 36 gola në 41 ndeshje me Flamengon. /abcnews.al