Klubi anglez befason, bind talentin brazilian për të rinovuar

schedule22:18 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 22:18 - 3 Dhjetor, 2019

Klubi i Premier League, Everton, nuk po kalon një moment të mirë, duke u ndodhur në vendet e fundit të tabelës pas 14 javëve kampionat. Ekipi nga Liverpuli ka shpenzuar pafund para vitet e fundit, që të krijojë një skuadër kompetitive, por gjithmonë ka qenë larg pritshmërie.

Kjo gjë ka bërë që yjet e skuadrës shpeshherë të largoheshin dhe njëjta gjë parashikohej edhe për talentin brazilian, Richarlison. Megjithatë, 22 vjeçari është bindur nga projekti i klubit dhe ka rinovuar sot, deri në vitin 2024.

Richarlison iu bashkua Evertonit për plot 40 milionë euro nga skuadra e Watford dy sezone më parë dhe ka shënuar 20 gola në 50 ndeshje për blutë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!