Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit më të fortë në planet dhe Napoli është me fat që e ka në përbërje një lojtar të tillë. Shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij, por senegalezi as që ka ndërmend të ndërrojë ambient.
28-vjeçari ka konfirmuar sërish dashurinë e tij për ekipin, qytetin dhe tifozët në një postim të bërë në Twitter. Koulibaly është një idhull i popullit napolitan dhe të njëjtën gjë ndjen edhe ai kundrejt tyre.
“Këtu kanë lindur fëmijët e mi. Këtu jam rritur si njeri dhe si futbollist. Këtu, unë dhe familja ime ndihemi si në shtëpi“, shkruan mbrojtësi afrikan, i cili po zhvillon sezonin e gjashtë me fanellën e Napolit të tij të dashur mbi supe. /abcnews.al
Mes enfants sont nés ici. Ici, j’ai grandi en tant qu’homme et en tant que footballeur.Ici, ma famille et moi nous sentons chez nous?
My children were born here. Here, I grew up as a man and as a football player. Here, my family and I feel at home?#Napoli
? @PlayersTribune pic.twitter.com/Oir8CJp8Dn— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) November 16, 2019