Fundi i marsit sjell rikthimin në fushë të ekipeve kombëtare. Edhe pak ditë do të nisin duelet eliminatore të Botërorit Katar 2022, teksa në Angli janë të shqetësuar në lidhje me “eksodin” e lojtarëve. FIFA i ka dhënë të drejtë klubeve që të refuzojnë largimin e lojtarëve drejt kombëtareve respektive në këtë periudhë pandemia dhe tre klube “big” kanë vendosur ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Daily Telegraph raporton se Liverpool, Chelsea dhe Tottenham nuk do të lejojnë grumbullimin e futbollistëve me kombëtaret e tyre. Përveç frikës së infektimit me Covid-19, ata do të detyrohen të futen në karantinë në momentin që rikthehen në ishull.
El Consejo de la CONMEBOL resolvió suspender la doble fecha de las Eliminatorias para Catar 2022 prevista para marzo. La decisión obedece a la imposibilidad de contar en tiempo y forma con todos los jugadores sudamericanos.
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) March 6, 2021
Tre ekipet e njohura të Premier League kanë shumë lojtarë kombëtaresh në përbërje dhe mungesa e tyre do të shkaktonte probleme të mëdha për trajnerët Klopp, Tuchel dhe Mourinho. Ndërkohë, CONMEBOL (Qeveria e Futbollit të Amerikës Latine), ka vendosur të pezullojë ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022 të kombëtareve të Amerikës Latine.
CONMEBOL kërkoi nga FIFA që futbollistët që aktivizohen në Evropë, të mos kenë probleme kur të rikthehen te skuadrat respektive. Përgjigja nga FIFA ardhur negative. Në kushte të tilla mbeteshin dy opsione: pezullimi i ndeshjeve të muajit mars, mes tyre edhe klasikja e 31 marsit Brazil-Argjentinë, dhe luajtja e ndeshjeve vetëm më lojtarë që luajnë në Amerikën Latine. CONMEBOL ka zgjedhur opsionin e parë. /abcnews.al