Andre Onana mund të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni, por cilido ekip që e dëshiron atë, duhet të paguajë një shumë të lartë.
Portieri kamerunas e ka treguar veten që nga momenti i transferimit të tij, ku performancat me fanellën zikaltër kanë qenë mbresëlënëse dhe të komentuara në çdo media.
Ai menjëherë ka zënë vendin e titullarit, ku më parë mbahej nga veterani Handanovic, dhe të ulësh në stol një portier si ai, tregon se Onana është një portier i së tashmes dhe së ardhmes.
Chelsea dhe Manchester United thuhet se janë dy klubet më të interesuara për kamerunasin. Chelsea deri më tani ka bërë disa oferta, ose të paktën kështu raportohet nga mediat angleze, por zikaltërit tashmë kanë vendosur që cilido klub që dëshiron të trannnsferojë atë, duhet të paguajë minimalisht 60 milionë euro për kartonin e tij. /h.ll/abcnews.al