Klub legjendar për një sulmues si ai, Armando Broja në “lupën” e 7 herë fituesve të Champions League

schedule14:36 - 23 Janar, 2024

schedule 14:36 - 23 Janar, 2024

Pochettino e konsideron si një ndër talentet më të mëdha të sulmit, në Evropë, mirëpo duket se “bomberi” shqiptar, Armando Broja është çdo ditë e më larg “Bluve” të Chelsea, me sulmuesin shqiptar, që kërkon më shumë minuta në fushën e blertë, në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë, para fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Fillimisht për të ardhmen e Brojës raportoi prestigjiozja “The Sun”, e cila theksoi se “Legjionari” i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet në huazim, në janar me obligim shitjen në merkaton e  verës, ndërsa “The Guardian” raportoi se për kartonin e 22-vjeçarit janë gati të derdhin një shumë ta madhe parash, “Çekanët” e West Ham.

Mirëpo, aludimet në media nuk ndalen me kaq, pasi sipas raportimeve më të fundit, të spanjolles, “Fichajes.net”, faqe kjo e specializuar në tregun e transferimeve, në garën për kartonin e sulmuesit të Kombëtares sonë do të hyjnë sërish “Kuqezinjtë” e Milan, në mënyrë, që Broja të ketë më lehtësisht shanse për të fituar pozicionin e titullarit.

Në krahun tjetër, “Djajtë” e teknikut, Stefano Pioli kanë nevojë për një “bomber” cilësor dhe duket se Broja i përmbusht kushtet e Ibrahiovimic, falë shpejtësisë e aftësisë së tij për të shënuar. “Legjionari” i Kombëtares sonë shihet si një zëvendësues perfekt i “bomberit” francez, Olivier Giroud, i cili po jep më në fushë si dikur, ndërsa Luka Jovic e Noah Okafor ende nuk i kanë bindur drejtuesit “Kuqezinj” me aftësitë e tyre.

Përsa i përket transferimit, 7 herë fituesit e UEFA Champions League po mendojnë të afrojnë sulmuesin shqiptar, në formë huazimi, ku natyrisht duhet të përfshihet edhe blerja si obligim, në stinën e verës, nëse kërkojnë miratimin e Chelsea, me këta të fundit, që janë në pritje të ofertave të mëdha, për “bomberin” gjatë këtij muaji. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!