Me rastin e 125 vjetorit të lindjes së gjeologut dhe inxhinierit të naftës Prof. Stanislav Zuber, Kontrolli i Lartë i Shtetit, organizoi një simpozium shkencor. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj, theksoi se Shqipëria pati rastin fatlum të përfitonte nga kontributi i jashtëzakonshëm shkencor 20-vjeçar, i Prof. Stanislav Zuber-it. Ai i la trashëgim Arkivit qendror të Gjeologjisë dhe Institutit të Naftës, 551 punime dhe bocete shkencore.
Prof. Zuber është hartuesi i hartave tektonike, Gjeologjike dhe Minerale të Shqipërisë. Zv-Presidenti i NIK, Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, nënvizoi rëndësinë që ka për institucionin që ai përfaqëson dhe për mbarë shoqërinë, njohja në detaje e veprës dhe kontributit të intelektualëve të shquar, si polakë ashtu edhe të vendeve mike e partnere me Poloninë, sikurse është Shqipëria dhe institucioni i auditimit suprem publik i saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit./abcnews.al