Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KLP votoi me unanimitet kreun e ri të BKH/ Profil, kush është Joni Keta

schedule11:43 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 11:43 - 9 Dhjetor, 2025

Joni Keta do të jetë drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndryshe “FBI shqiptare”, për 5 vitet e ardhshme.

Joni Keta, më herët mbante detyrën e zv/drejtorit të BKH. Ai ka qenë Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Pas krijimit të Byrosë Kombëtare të hetimit, ai iu bashkua strukturës së hetuesve të saj.

Fokusi i punës se Joni Ketës në Byrone Kombëtare të Hetimit, është kundër korrupsionit dhe krimit të Ogranizuar.

Ai ka qënë pjesë e grupit te hetuesve në operacionin “Ura”, si dhe në operacione të tjera kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Joni Keta ka marrë pjesë në takime të ndryshme të përfaqesueve të SPAK me delegacione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë takime ndërkombëtare deri në Amerikën Latine.

Joni Keta vjen nga një familje e lidhur me sistemin e drejtësisë, pasi është djali i prokurorit Hysen Keta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!