KLP prezanton listën me kandidatët për SPAK

schedule12:50 - 16 Korrik, 2019

schedule 12:50 - 16 Korrik, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka prezantuar 15 kandidaturat për njësinë antikorrupsion e njohur ndryshe si SPAK. Renditja e tyre është bërë sipas pikëzimit që ata kanë marrë gjatë prezantimit të tyre në KLP.

I pari që kryeson listën është Aldin Dumani, menjëherë pas tij Anton Martini dhe Elisabeta Imeraj. Donika Prela, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ia ka dalë të renditet brenda 15 kandidatëve të tjerë për SPAK.

Po kështu jashtë listës janë edhe Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi, të tre prokurorë të Krimeve të Rënda, si edhe Enkeleda Xhengo, Maksim Sota dhe Dorina Bejko.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimaj tha se SPAK do të ngrihet menjëherë sapo një numër i konsiderueshëm nga kandidatët për Prokurorinë e Posaçme, të kalojnë të dyja shkallët e Vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe atë të Apelimit.

I vetmi prokuror në listën e të përzgjedhurve që ka kaluar të dyja hallkat e Vettingut, është prokurori Arben Kraja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!