KLP nis sot intervistat me 22 kandidatët e SPAK

schedule13:50 - 8 Korrik, 2019

schedule 13:50 - 8 Korrik, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot intervistat e para me 4 nga 22 kandidatët për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, apo siç njihet SPAK. Intervistimi i të gjithë kandidatëve parashikohet të zgjasë për 5 ditë.

Katër kandidatët e parë për anëtarë të SPAK u përballën sot me pyetjet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë OPDAT dhe OSBE.  Intervistat, që do vijojnë deri të premten, nuk do të jenë publike pasi kandidatët janë pyetur edhe për çështje e dosje konkrete. 12 nga 22 kandidatët nuk kanë dalë ende para organeve të vetingut.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi intervistat me 22 kandidatet për prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion, ose SPAK. Intervistimi i të gjithë kandidateve parashikohet të zgjasë për 5 ditë. Përballë anëtarëve të KLP, si dhe përfaqësuesve të OPDAT dhe OSCE dolën të parët 4 kandidatët Altin Dumani, Drejtues i komandur në Prokurorinë e Apleit për Krime të Rënda, Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë e Durrësit, Anton Martini Prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Arben Kraja prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas përfundimit të intervistave kreu i KLP Gent Ibrahimi sqaroi për mediat se përse marrja e kandidatëve në pyetje po bëhet tërësisht larg medias.

Nga 22 kandidatë në garë procesin e vettingut e kanë kaluar vetëm 10 prej tyre. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë sqaron se përse intervistat kanë nisur para se të përfundojë procesi në të gjitha shkallët e vetingut.

Për të qënë pjesë e Strukturës se Posaçme Antikorrupsion kandidati duhet të ketë kaluar më përpara me sukses në sitën e vettingut.

Deri më tani të konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe që nuk janë ankimuar nga Komisioneri publik janë prokurorët Arben Kraja dhe Dritan Prençi. Ndërsa Prokurorët kandidatë për SPAK Besnik Muçi dhe Donika Prela kanë kaluar vetingiun në shkallën e parë, por për ta komisioni publik ka paraqitur ankimim në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Pesë kandidatë të tjerë për SPAK, Edvin Kondili, Eneid Nakuçi, Vladimir Mara, Behar Dibra, Enkelejda Millonai dhe Manjola Kajana kanë kaluar në shkallën e parë të Vetingut, por nuk dihet ende nëse për ta do të ketë ankimim  nga komisioneri publik. Nga ana tjetër, 12  kandidatët e tjerë, nga 22 në total që garojnë për SPAK nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetingut. SPAK do të përbëhet nga 15 prokurorë. Por  sipas rregullores së miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Stuktura e Posaçme Antikorrupsion mund të funksionojë fillimisht edhe me 10 prokurorë, dhe më pas plotësohen vendet bosh. Por deri në këtë çast, të konfirmuar nga komisionet e dy shkallëve të vetingut janë vetëm dy prokurorë kandidatë për SPAK.

Kjo e bën të mundur fillimin e funksionimit të këtij institucioni, menjëherë pas ngritjes së tij, edhe nëse ka humbje ndër kandidatët që nuk kanë kaluar  ende sitën e vetingut./ABC News Albania24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!