Ka nisur mbledhja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku do të zgjidhet edhe drejtuesi i SPAK. Mirëpo, teksa kreu i KPL Gent Ibrahimi po mbante fjalën e tij, gazetarët i bënë një surprizë.
Sot është 1-vjetori i themelimit të KLP, ndërsa gazetarët dhuruan një tortë. Në sallën e mbledhjes shpërthyen duartrokitjet. Ndërkohë, pas këtij momenti mediat u ftuan të dalin jashtë, ndërsa KLP vijon mbledhjen për të zgjedhur drejtuesin e SPAK.
Drejtuesi do të përzgjidhet me shumicë votash nga të gjithë anëtarët e KLP. Tre kandidatët e SPAK janë Arben Kraja, Altin Dumani dhe Ervin Kondili./abcnews.al