KLP mbledhje online, caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Gjirokastrës

schedule12:58 - 15 Prill, 2020

schedule 12:58 - 15 Prill, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen plenare online, në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mbledhjen e sotme KLP vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për një periudhë tre mujore, nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.

Ndërkohë që u vendos dhënia e lejes 1-vjeçare, pa të drejtë page për për  prokurorin Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, i cili ka kërkuar të shkëputet nga detyra e tij për arsye familjare.

KLP miratoi edhe projektvendimin  “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!