Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të hënë ka emëruar dy prokurorët e rinj duke e çuar në 17 tashmë numrin e prokurorëve të emëruar.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se prokurorët e emëruar janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.
Sipas vendimit bëhet me dije se KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë./abcnews.al