Të mërkurën në orën 11:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë mbledhjen e tij të parë. 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do mblidhen në ambientet e ish-KLD-së, për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarin e KLP.
Në të njëjtën mbledhje KLP do të hedhë shortin për përcaktimin e anëtarëve joprokurorë, që do të shërbejnë me një mandat 3-vjeçar dhe shortin për anëtarët prokurorë të Shkallës së Parë dhe të Apeleve, që do shërbejnë me mandat 3-vjeçar.
Ndërkohë, të enjten, më 20 Dhjetor, po në godinën e ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë do zhvillohet takimi themelues i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Aktivizimi i këtyre dy institucioneve kryesore të reformës në drejtësi, do i hapë rrugë një tjetër organi të rëndësishëm sic është strukturëa e posacme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, SPAK. /abcnews.al