KLP cakton drejtuesit e disa prokurorive

schedule11:03 - 1 Prill, 2019

schedule 11:03 - 1 Prill, 2019

Prokurori Arben Dyla është caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 7 vota pro.

Krahas Arben Dylës, për drejtimin e Prokurorisë së Lushnjes ishin dhe dy propozime të tjera, prokurorja Rovena Zoto, që mori 2 vota pro dhe prokurorja Merita Selimi (Qorri)  që mori vetëm 1 votë pro.

Po ashtu përkohësisht në krye të Prokurorisë së Fierit u caktua Violeta Shkurta, me 7 vota pro. Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroit mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin, Ardian Nezha, sipas kërkesës së tij për dorëheqje.

Në mbledhjen e sotme të KLP-së, me short ndër tre kandidatura, u përzgjodh Tartar Bazaj si anëtari i pestë i Komisionit të Posaçëm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!