Për herë të parë që nga anëtarësimi në 1993, Shqipëria bëhet pjesë e organeve drejtuese të Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO, pjesë e Kombeve të Bashkuara, ku aderojnë 148 shtete anëtare.
Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, është zgjedhur për të mbajtur postin e zv/presidentit te Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit, siç rezultoi në përfundim të sesionit zgjedhor të Komisionit për Europën të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.
Pozicioni i zv/presidentit, i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, vjen në kohën kur turizmi shqiptar, shënoi në 2018-n rritjen më të lartë statistikore prej 20 % më shumë të numrit të turistëve krahasuar me 2017-n.
Ministri Klosi do të drejtojë disa nga sesionet e takimeve ndërkombëtare për turizmin, që do të mbahen në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit./ABC News Albania 24/7