Ministri i Turizimit Blendi Klosi i shoqëruar nga kryebashkiakët Ndreu e Leli, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë ku është takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Klosi thotë se gjatë takimit është nxitur rritja e shkëmbimeve turistike dhe koordinimi mes dy vendeve për mbarëvajtje të sezonit turistik.
“Vizita në Prishtinë, nis me një kafe pune me Presidentin Hashim Thaçi. Bashkë me ambasadorin Minxhozi dhe kryebashkiakët Ndreu e Leli, në vizitën në Kosovë për të nxitur rritjen e shkëmbimeve turistike dhe koordinimin mes dy shteteve, për një mbarëvajtje sa më të mirë të mundshme të sezonit turistik ku të dy anët e Bjeshkëve mbeten një destinacion turistik magnet për të vizitorët e huaj”, shkruan Klosi./abcnews.al