Klosi: Shqipëria vendi ku hapen bujtina edhe në kohë pandemie

schedule13:46 - 23 Janar, 2021

schedule 13:46 - 23 Janar, 2021

Gjatë inspektimeve në qytetin e Beratit, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe tek zjarrfikësja e qytetit. “Berat – Aty ku vijon puna për projektet dhe investimet e nisura që nuk u ndalën as në pandemi, një ndër to edhe zjarrfiksja e qytetit, për të ofruar një godinë të re dhe kushte më të mira pune”, shkruan Rama.

Ai deklaroi se me fundin e flamës së COVID, do të ketë një numër më të lartë turistësh. “Me këtë paketë ne presim vetëm fundin e kësaj flamës së pandemisë dhe do kemi numër turistësh të shumëfishuar edhe me atë programin e promovimit që shkon paralelisht”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se sot Shqipëria është vendi ku edhe pse në kushtet e pandemisë inagurohen bujtina të reja duke e cilësuar hap pozitiv për turizmin.

Blendi Klosi: Berati ka sot mbi 5 hotele me nga 100 dhoma. Investimi në rrugën e Drobonikut do lidhë dy qytete e mbrojtura nga Unesco, Berati dhe Gjirokastra. Berati do bëhet kryeqendra e turizmit. Shqipëria është vendi kur edhe në kushtet e pandemisë inaugurohen bujtina të reja. Berati është një shembull investimeve në kohët e pandemisë.

Edi Rama: Sezoni i kaluar ishte shumë herë më i mirë se sa mendohej. Pati një fluks të madh jo aq sa do ishte edhe me të huajt./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!