Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se krimi mjedisor është një çështje që kërkon një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve.
Po ashtu ai theksoi se Shqipëria nuk është një vend i ndotur, por mënyra e menaxhimit është jo e drejtë.
Ndërsa shtoi se turizmi nuk mund të zhvillohet me sistemin e vjetër të mbetjeve urbane.
Lexo edhe: Maliqi: Ministrja foli si Nexhmija në Kongres, Gjonaj: Ndryshim rrënjësor në burgje
“Krimi mjedisor si çdo krim tjetër duhet të marrë goditjen më të madhe. Kemi ndërmarrë reformën e cila mbështet biznesin e vogël, si edhe të biznese që kanë qenë në presione nga inspektorë të ndryshëm. Duke lehtësuar aplikimet për leje mjedisore, është krijuar mundësia për lehtësim të procedurave për bizneset.
Sa i përket reformës institucionale agjencia Kombëtare e Mjedisit është instrukturuar në katër rajone. Pra është bërë e mundur të hiqet çdo ndjesi që një biznes të duhet të përballet me burokracitë e administratës zgjedhore. Por sërish ka shumë për të bërë. Duhet një edukim qytetar, një ndërgjegjësim shumë i madh”, tha Klosi.
/abcnews.al/