Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë të Kryesisë pas nisjes së sezionit të ri politik.
Gazetarja e Abc Esiona Konomi bën me dije se në këtë mbledhje janë bërë disa ndryshime sa i përket drejtuesve politikë në qarqe.
Në Vlorë drejtues Qarku është bërë Blendi Klosi, i cili zë vendin e Arben Ahmetjat, ky i fundit tashmë është vetëm deputet i PS, pasi është shkarkuar nga të gjitha pozicionet e tjera.
Ndërkohë që Elisa Spiropali është larguar si drejtues e Qarkut të Kukësit për tu emëruar në krye të Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Edona Bilali (është shtatzënë).
Në vend të Elisa Spiropalit në qarkun e Kukësit është emëruar Pandeli Majko.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për kandidatët për kryetarë Bashkish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
/Abcnews.al