Klosi në Velipojë: Të mos përsëriten eksperiencat e kaluara

schedule22:45 - 12 Prill, 2019

schedule 22:45 - 12 Prill, 2019

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mblodhi në një takim Task Forcën për turizmin në Shkodër. Ai u kërkoi të gjithë operatorëve turistikë që do të kenë një stacion plazhi, të marrin masa për të ofruar shërbimet e duhura për turistët.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një mbledhje të Task Forcës për turizmin në Shkodër kërkoi që deri në muajin Maj të mbaroje procedura e ndarjes së stacioneve të plazhit.

Të gjithë operatorët turistike duhet të garantojnë që do të ofrojnë për vizitorët të gjitha shërbimet që kërkohen sipas ligjit, tha Klosi. Ankesa ka patur nga operatorët e biznesit mbi funksionimin e turizmit dhe mungesën e vëmendjes sa i takon investimeve në zonat turistike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!