Klosi në Poshnjë e Kutalli të Urës Vajgurore: Përfitoni nga paketa fiskale

schedule15:12 - 2 Qershor, 2018

schedule 15:12 - 2 Qershor, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi takimet e llogaridhënies publike i ndali në Poshnjë dhe Kutalli të Urës Vajgurore.  Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar nga puna çdo punonjës që abuzon me detyrën. Ndërkohë nxiti qytetarët të përfitojnë nga paketa fiskale dhe të merren me agroturizëm.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nxiti banorët e Kutallisë dhe Poshnjes në Urën Vajgurore të përfitojnë nga lehtësitë që ofron paketa fiskale dhe të zhvillojnë agroturizmin. Plane për investitorët strategjikë do të ndërmarrin dhe bashkitë.

 “Dhe këta përpunues të prodhimeve bio, do të marrin nga shteti përfitime fantastike financiare, do të kenë taksa të ulura deri në 5 përqind tatim fitimi dhe tvsh-në e reduktuar 6 përqind për cdo shërbim brenda njësisë së tyre. Po ashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.”

Gjate turit të llogaridhënies ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e qyetarëve për të pastruar administratën nga çdo punonjës që abuzon me detyrën.

“Kur ishim në Kutalli, një fermer ngriti shqetësimin për një punonjës të bujqësisë, i cili i kishte kërkuar ryshfet për t’i dhënë mbështetjen financiare si përfitues i skemës së granteve për qeset termike të serave dhe ne morëm shënim dhe pas një ballafaqimi që do të bëhet ditën e hënë ai nëpunës i zyrës së bujqësisë jo vetëm që do të largohet nga detyra, por edhe do të procedohet penalisht”

Ndërkohë ministri vlerësoi transparencën e bashkisë së Urës Vajgurore në shpenzimin e taksave vendore për zhvillimin urban dhe rural të zonave që ka nën administrim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!