Klosi në parkun Korab-Koritnik: Krijimi i shtëpive të pritjes

schedule16:02 - 3 Nëntor, 2018

schedule 16:02 - 3 Nëntor, 2018

Atyre që do të investojnë në krijimin e bujtinave për turizëm do t’ju ofrohen lehtësi në taksa. Këtë e deklaroi ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nga parku natyror Korab-Koritnik, në Kukës.

Ky shteg vijon të mbetet i parapëlqyer nga turistët.

Parku natyror Korab-Koritnik, në Kukës, me një sipërfaqe prej 34 mijë e 800 hektarësh për dhjetë muaj e kanë shëtitur 23 mijë turistë.

Së fundimi e vizitoi edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nga ku njoftoi masën e radhës së qeverisë për të zhvilluar turizmin.

 “Në kuadër të politikave të agroturizmit dhe 100 fshatrave ne po zbatojmë ngritjen e disa guest house-ve apo pikave mikpritëse gjatë gjithë shtegut, por kjo nuk mjafton”.

Për këtë arsye qeveria sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit është e angazhuar të ofrojë politika lehtësuese për ata që do t’i shërbejnë këtij lloj turizmi.

“Së bashku me ministrinë e Bujqësisë, për pikat e agroturizmit, që ofrojnë kapacitet akomodues por dhe që kanë kapacitete të tjera për të afruar turistët ne mundësojmë një taksim të ri, që shkon në 5% të tatim fitimit për këto pika të agroturizmit dhe po ashtu 6% TVSH për realizimin e gjithë shërbimeve brenda tyre”.

Krijimi i pikave të informacionit do të udhëheqë guidat në mënyrë më profesionale në zonat e mbrojtura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!