Klosi në parkun Divjakë-Karavasta: S’do të lejohet asnjë ndërtim në zonën e mbrojtur

schedule15:50 - 3 Shkurt, 2018

schedule 15:50 - 3 Shkurt, 2018

Parku Kombëtar Divjake-Karavasta do të mbrohet nga ndërtimet. Kështu ka deklaruar  Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili mori pjesë edhe në pastrimin e plazhit dhe mbjelljen e 200 pishave të buta.

Nuk kanë ardhur vetëm për ta pastruar nga mbetjet plastike.

 

Edhe shtimi i gjelbërimit në parkun kombëtar Divjak Karavasta është shumë i rëndësishëm për ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

 

Ministri Klosi dha garancinë se asnjë ndërtim nuk do të lejohet brenda zonës së mbrojtur. Për më tëpër që në këtë park sapo ka përfunduar edhe censusi për shpendët ujorë. Vendosja e moratoriumit të gjuetisë ka shtuar numrin e tyre.

 

Kjo zonë sot  ka numrin më të madh të shpendëve në Shqipëri.

139 mijë shpendë ujorë janë numëruar në të gjithë vendin nga të cilat 40 përqind janë në Divjakë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!