Klosi në Durrës: Kemi pritur më shumë turistë në Gusht se një vit më parë

schedule15:30 - 17 Gusht, 2019

schedule 15:30 - 17 Gusht, 2019

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka deklaruar në mbledhjen e Task Forcës së turizmit në Durrës se Shqipëria këtë muaj ka pritur më shumë turistë se vitin e kaluar. Ai ka vlerësuar punën e bërë në këtë qark për sa i përket pastërtisë në plazhe , lirimin e hapësirave publike dhe rojet bregdetare.

Në mbledhjen e Task Forcës së Turizmit në Durrës ministri Blendi Klosi vlerësoi punët e bëra nga institucionet vendore në këtë qark për këtë sezon turistik.

Klosi tha se janë bërë përmirësime për sa i përket pastërtisë në plazhe dhe rikthimit të hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

Deri tani nuk ka jetë të humbura nga mungesa e rojeve bregdetare në këtë qark u shpreh Klosi.

Në krahasim me Gushtin e vitit te kaluar Shqipëria këtë sezon ka pritur një numër më të lartë turistësh tha ministri.

Ministri Blendi Klosi deklaroi në mbledhjen me drejtuesit vendore se Durrësi do jetë qarku pilot i cili vitin e ardhshëm do të këtë një ofertë turistike për të gjithë qarkun  dhe jo thjesht për destinacione të caktuara./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!