Sot hapen plazhet, Klosi shpjegon në “Abc News” si do të veprohet dhe lejen tek e-albania

schedule09:37 - 1 Qershor, 2020

schedule 09:37 - 1 Qershor, 2020

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në “ABC e mëngjesit” ka folur për masat dhe aktivitetet e turizmit. Klosi u shpreh se bizneset po përgatiten për të mos humbur asnjë ditë turizmi.

Ai theksoi se në kushtet në cilët ndodhet vendi shtyrja me 15 nëntor është e vështirë, por një mundësi për të pasur një turizëm të menaxhuar edhe në tetor edhe drejt nëntorit.

Gjithashtu au u shpreh se duke përfituar nga turizmi që vjen nga shqiptarët e rajonit, apo të huaj që vijnë nga toka i jep mundësinë vendit që të kapë ritmin e turizmit.

“Shqipëria është një destinacion i vështirë. Ne kemi shumë mundësi ta shtrijmë Shqipërinë turistike që me fillimin e pranverës deri në fund vjeshtë. Mos të harrojmë që jemi vendi i parë në Europë që po hapim kufijtë tokësorë”, u shpreh Klosi.

Më tej ai theksoi se po punohet për të thithur sa më shumë turistë.

“Nga sot plazhet do të fillojnë duke marrë leje nëpërmjet një sistemi të ri që kemi filluar. Nga fundjava tjetër ftojmë ata që duan të shijojnë bregdetin shqiptar të vijnë të pushojnë. Kemi një numër të konsiderueshëm vendeve që duhen zbuluar.

Thirrja e fortë që kanë të gjithë së bashku është që hotelierët të kenë një aleancë më të madhe për të pasur mundësinë që shqiptarëve ti ofrojnë një sezon turistik më të pranueshëm. Edhe pse pritet që këtë vit numri i turistëve pritet të jetë më i ulët”, tha më tej Klosi.

Gjithashtu ai theksoi se individët nuk duhet të aplikojnë te e-albania për të shkuar në plazh.

Klosi: Bizneset do të marrin leje në e-albania për stacionet e plazhit. Në kontaktet që kam pasur me hotelierët të gjithë e kanë këtë problem. Por edhe qytetarët ankohen se sipërfaqe të plazheve po bllokohen. Stacionet e plazheve iu jepen hoteleve që janë në vijën e parë. Pra janë hotelet që kanë prioritetin për të menaxhuar.

Individët nuk kanë nevojë të marrin leje për të shkuar në plazh. Distancat janë caktuar 3.5 metra nga boshti në bosht, për të mos lejuar një dyndje. Me këtë hartë të re duam të realizojmë t’i

Rëra është një pasuritë kombëtar që duhet të përfitojnë shumë më tepër njerëz. Ne do të konkurrojmë tregun e ri që është shumë i fokusuar të natyra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!