Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mbylli sot gropën e fundit të gëlqeres në Fushë-Krujë. Ministri Blendi Klosi deklaroi se pas një operacioni të mirëkoordinuar nga institucione shtetërore, tani ka marrë fund ky fenomen i paligjshëm.
Sipas ministrit, inspektorët e mjedisit, të rendit dhe agjencisë së zonave të mbrojtura do të jenë gjithmonë në terren, me qëllim moslejimin e hapjes së gropave të reja.
“Për të gjithë shpërdoruesit mjedisorë dhe në kuadër të iniciativave si ajo e 100 fshatrave, nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit e ligjit”, deklaroi Blendi Klosi./abcnews.al