Klosi me protestuesit në Bulqizë: Do verifikoj procedurën e dhënies së kontratës

schedule16:06 - 21 Korrik, 2018

schedule 16:06 - 21 Korrik, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, është takuar me banorët e Bulqizës, të cilët protestojnë prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Gjatë takimit ministri ka premtuar verifikimin e procedurës ligjore të zbatuar në dhenien e kontratës.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me banorët e Bulqizës, të cilët prej ditësh ndodhen në protestë për kundërshtimin e një kontrate koncesionare për prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, ministri deklaroi mbështetjen e tij për çdo protestë që është në mbrojtje të mjedisit.

“Si qytetar jam me ju, si ministër do ndjek procedurat ligjore per verifikimin dhe pezullimin e kontratës. Kemi premtuar për 20 milionë e 200 mijë pemë deri në 2020-n. Kjo është zonë shumë e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore”.

Klosi njoftoi banorët se do të verifikojë mënyrën si është dhënë kontrata, baza ligjore mbi të cilën është bazuar si dhe procedudurat e ndjekura gjatë dhënies së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!