Klosi: Liqeni i Prespës destinacion tërheqës, 110 mijë turistë në vit

schedule10:24 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:24 - 17 Shtator, 2020

Ministri i Turizmit Blendi Klosi i thirrur në interpelancë nga deputeti Vasil Sterjovskikëtë të enjte në  Kuvend, ka folur mbi investimet në Bashkinë e Pustecit e veçanërisht në Liqenin e Prespës.

Klosi në fjalën e tij është shprehur se këtë destinacion e vizitojnë mbi 100 mijë turistë dhe sërish kapacitetet e vendosura me bujtina nuk janë të mjaftueshme.

Ndër të tjera në fjalën e tij ministri ka mohuar se për të mirëmbajtur liqenin e Prespës duhet të angazhohen edhe shtetet të cilat i kap sipërfaqja e saj.

Liqeni i Prespës lag disa shtete disa vende e kultura. Është një nga ata momentet që bashkon kaq shumë kultura dhe histori. Kemi investuar për ta kthyer Liqenin e Prespës në një destinacion vërtetë tërheqës. Vitin e kaluar ishin 110 mijë turistë që kanë vizituar Prespën. Këto dhjetra e qindra mijëra turistë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në atë zonë. Thelbi i bisedës është sa industria e turizmit do ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare. Ka disa bujtina dhe guesthouse. Ka mbi 100 shtretër në atë liqen por ka më shumë kërkesa se kaq.

Në vendin e BE-së që lag ky liqen, 1 mijë metra është larguar parkimi. Ngrohja globale dhe ngrohja me 2 gradë temperatura na bën që të shqetësohemi. Festa e dimrit këtë vit ishte mjaft e ngrohtë. Nuk kishte më borë që të kthehej në liqen. Po kërkon të ndryshojë krejtësisht mentalitetin e funksionimit të atij territorit. Një objekt i vetëm nuk vlen aq sa do të vlente mirëmbajtja e Prespës. Jeni i ftuar në zyrën time në Ministrinë e Turizmit dhe tiu shpjegoj më gjerë mbi investimet e bëra në këtë rajon”, ka thënë në fjalën e tij ministri Klosi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!