Klosi, kritika bashkive për menaxhimin e mbetjeve

schedule14:07 - 16 Nëntor, 2018

schedule 14:07 - 16 Nëntor, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi kritikoi punën e pushtetit vendor për menaxhimin e mbetjeve. Ministri paralajmëroi masa, nëse drejtuesit vendorë nuk sistemojnë landfillet e vegjël brenda 31 dhjetorit.

Nga 198 vende të depozitimit të mbetjeve në të gjithë vendin vetëm tre kanë leje mjedisore. Situata kritike ka detyruar ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi të thirri në takim përfaqësuesit e 61 bashkive. Pushteti vendor ka kohë deri më 31 dhjetor për të nisur sistemimin e landfilleve të vegjël, por duket se pak ka bërë në këtë aspekt.

Bashkitë duket se me indiferencë kanë kaluar edhe vendimin e qeverisë për të zbatuar sistemin e unifikuar të llogaritjes së tarifës për menaxhimin e mbetjeve. Një tjetër çështje ku ministri Klosi iu tërhoqi vëmendjen.

Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi prej përfaqësuesve të pushtetit vendor të angazhohen për aksionin masiv të pastrimit që do të zhvillohet në vend më 23 nëntor. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!