Në ditën e dytë të aktivizimit social për të shtuar hapësirat e gjelbra në vend, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, bashkë me përfaqësues të trupave diplomatike, punonjës të zonave të mbrojtura e nxënës u ndal në Maliq.
800 mijë pemë gështenje dhe arre u mbollën në këtë zonë me qëllim krijimin e pyllit social.
“Fushata “Krijo oksigjenin tënd”, – u shpreh ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, – ka për qëllim jo vetëm gjelbërimin, por dhe zhvillimin e ekonomisë së zonës që vjen me tregtimin e fryteve nga drurët frutorë”./abcnews.al