Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar Bledi Çuçin si drejtues politik në qarkun e Beratit, ku do të pasojë Blendi Klosin.
Gjiknuri shprehet se riorganizimi e Partisë Socialiste në çdo strukturë është domosdoshmëri në mënyrë që në zgjedhjet vendore të dalim sërish fitues në të pesta bashkitë e Qarkut Berat.
“Në Berat, takim me strukturat e Partisë Socialiste ku prezantova Bledi Çuçin si drejtues Politik të këtij Qarku. Jam i bindur se Bledi do vijojë më tej dhe konsolidojë punën shumë të mirë që Blendi Klosi ka bërë në këtë Qark e që u reflektua edhe në rezultatin e 25 Prillit.
Riorganizimi e Partisë Socialiste në çdo strukturë është domosdoshmëri në mënyrë që në zgjedhjet vendore të dalim sërish fitues në të pesta bashkitë e Qarkut Berat”, shprehet Gjiknuri.
Gjatë prezantimit struktura e PS në Berat kishte përgatitur edhe një surprizë për Blendi Klosin. “O Berat me kandidat, Blendi Klosin pate fat”, shkruhej në një tabelë që u vendos pas krahëve të Klosit. m.v/abcnews.al