Klosi: Bashkëpunimi me ekspertët sjell eficençën e nismave mjedisore

schedule14:45 - 5 Qershor, 2018

schedule 14:45 - 5 Qershor, 2018

Në ditën botërore të mjedisit, ministri Blendi Klosi foli për nevojën e qeverisë për t’u konsultuar me ekspertë të fushës, e ndërmarrë nisma sa më efikase, për ta mbrojtur atë. Gjatë një bashkëbisedimi me ambientalistë, Klosi kishte një mesazh edhe për qytetarët.

Prej datës 1 Korrik hyn në fuqi vendimi për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe importimit të qeseve plastike. Apeli i ministrit Klosi në ditën ndërkombëtare të mjedisit gjatë një takimi me pedagogë, studentë dhe ekspertë të mjedisit, iu drejtua bizneseve por edhe ndërgjegjes qytetare.

Masat për shkeljen e vendimit variojnë në gjoba nga 1.000.000 deri në 1.500.000 lekë. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, dyqanet, apo çdo subjekt që pas hyrjes së VKM në fuqi, do të tregtojë mallra me këto ambalazhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!