Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi çeli fushatën e mbjelljeve të reja. Dy vitet në vijim synimi është shtimi i 20 milionë e 200 mijë pemëve të reja.
20 milionë 200 mijë pemë të reja deri në 2020. Ky është synimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të cilin e bëri të ditur ministri Blendi Klosi, ndërsa çeli sezonin e ri të mbjelljeve.
Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “Për ata që duan të kapen tek numri 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, gjatë sezonit të kaluar e cila për mua padyshim kalon 4 milionë edhe falë detyrimeve që kanë pasur disa kompani të mëdhaja.”
Moratoriumi për pyjet ndërkohë, sipas ministrit te Mjedisit dhe Turizmit, i ka dhënë efektet pozitive.
“Moratoriumi ka bërë një gjë shumë të shkëqyer dhe ka shtuar shumë umrin e pemëve të rejad filizave të rinj kudo, por ama duhen ruajtur nga zjarri, nga menaxhimi dhe nga mosshfrytëzimi. Unë them prap se edhe pse kemi shumë probleme për sa i përket keqmenaxhimit. Ne kemi bërë një gjë të shkëlqyer që kemi prerë motosharrën. Dua të them që pyjet sot janë në një gjendje shumë më të mirë.”
Administrimi i pyjeve mbetetet problem sipas ministrit Klosi edhe pas kalimit tek pushtetit vendor.
“Prandaj na duhet shumë më shumë bashkëpunim me pushtetin lokal dhe sipërmarrjen që sot ka përgjegjësinë kryesore pasi duhet të kuptojmë shfrytëzimin më të mirë, shfrytëzimin pozitiv, pasi nuk jemi kundër biznesit, por jo të atij i cilit dëmton ekonominë e vendit, natyrën dhe mjedisin dhe turizmit shqiptar.”
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e specialistëve të fushës për të hartuar një strategji të qartë për ruajtjen e pyjeve./abcnews.al