Klopp uron kampionët: Urime Manchester City dhe Guardiola, e merituat!

schedule21:04 - 22 Maj, 2022

schedule 21:04 - 22 Maj, 2022

Pep Guardiola mori titullin kampion me Manchester City, duke grumbulluar vetëm 1 pikë më shumë se Liverpool i Jurgen Klopp.

Një garë fantastike mes dy ekipeve të cilat nuk u dorëzuar deri në fund, por skeptakolare ishte edhe dueli mes dy prej trajnerëve më të mirë, si Guardiola dhe Klopp.

Pikërisht ky i fundit ka uruar kundërshtarin e tij për titullin, teksa është shprehur se e merituan, pasi arritën të grumbullonin pikë më shumë se “The Reds”.

“Urime Manchester City dhe Pep Guardiola! Faleminderit Aston Villa dhe Wolverhampton për lojë të duhur që zhvilluan. Nuk është rezultati që donim. Nuk i dija saktësisht rezultatet, po humbnin 1-0 apo 2-0? Sigurisht që për momentin ka zhgënjim edhe këtu.

Nëse City do të ishte duke fituar 5-0 pas 10 minutash, sërish do të ishte një ndeshje normale për ne. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Kemi arritur 92 pikë, është absolutisht e pabesueshme. Ne donim të fitonim gjithçka, por edhe tani është gjithçka “ok”.

Vendi i dytë: “Kjo është historia e jetës sime. Duhet të grumbullosh më shumë pikë se çdo ekip tjetër për t’u shpallur kampion, por ne nuk e bëmë këtë. Nuk mund të bësh më shumë sesa të japësh më të mirën tënde absolute dhe kjo është ajo që djemtë bënë përsëri. Ne ndoqëm ekipin më të mirë në botë, kjo është absolutisht e veçantë.”

Dëmtimi i Thiagos: “Mendoj se nuk do të jetë në final, por nuk e di, të shohim çdo të ndodhë. Ai po çalonte, ndoshta nuk është shenjë e mirë.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!