Premier League është prekur javët e fundit shumë me Covid-19, dhe një ndër skuadrat është edhe Liverpoo.
Një nga të prekurit e “The Reds” është edhe trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp. Për shkak të këtij infektimi, tekniku i Liverpool nuk ka mundur të jetë prezent dhe të drejtojë skuadrën në ndeshjet e saj, por ai ka qetësuar fansat e tij duke iu dërguar një mesazh se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Jam mirë, pres të rikthehem së shpejti. Të jem larg stafit dhe lojtarëve ishte një ndjenjë e çuditshme për mua, pasi kjo nuk më ka ndodhur shpesh në karrierën time, dhe aq më tepër kaq gjatë, duke qenë larg për një javë të plotë. Falenderojë Zotin që jam vaksinuar. Jam ndjerë paksa keq gjatë virusit, por fatmirësisht ishte një virus i lehtë, dhe jam i bindur se kjo ndodhi për shkak se jam vaksinuar me kohë”, ka theksuar Klopp.
Klopp: “I’m doing OK and looking forward to getting back to work. Being disconnected from the team and staff was a strange experience. It hasn’t happened often in my career and never for a length of time such as a full week.”
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) January 9, 2022
/f.a/abcnews.al