Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pak besim në shanset e ekipit të tij për të përfunduar në top 4-shen e Premierligës.
Pas fitores së sotme ndaj Tottenham Hotspur (4:3), ata janë në vendin e pestë, por janë shtatë dhe nëntë pikë pas Manchester United dhe Newcastle.
A mund të kualifikohet Liverpooli në Champions League?
“Sigurisht që jo. Si do ta bëjmë nëse United dhe Newcastle fitojnë çdo ndeshje? Ne do të jemi më afër nëse ata fillojnë të humbasin pikë, por së pari ne duhet të fitojmë vazhdimisht veten në mënyrë që të futemi fare në garat evropiane”, tha gjermani. /G.D abcnews.al/