Jurgen Klopp, pas barazimit të djeshëm me Leeds, nuk i është shmangur as temës delikate të Super League që Liverpool kërkon të jetë pjesë. Trajneri gjerman u ngacmua direkt, duke u pyetur nëse ndihen të lënë pas dore nga drejtuesit e klubit në marrjen e një vendimi kaq madhor.
“Nuk mendoj ashtu, nuk mendoj se na kanë braktisur. Kam 20 vite në futboll dhe shumë herë pronarët marrin vendime pa më pyetur dhe pajtohem me to. Nuk dua të jem i përfshirë në këto gjëra, nuk i kuptoj. Jam njeri i futbollit, nuk ka të bëjë me të braktisurën.
Jam këtu si trajner dhe do ta bëj këtë punë sa kohë më lejojnë. Kam dëgjuar se do të jap dorëheqjen dhe shumë gjëra. Nëse bëhet më e vështirë, kjo më mban edhe më afër klubit. Ndihem përgjegjës për ekipin, për klubin dhe marrëdhëniet me tifozët tanë. Është një periudhë e vështirë, por do përpiqem të ndihmoj ta zgjidhim disi. Jam prej 6 vitesh në klub.
I njoh pronarët tanë, janë njerëz seriozë dhe të arsyeshëm. Ata kujdesen për ne. Ata nuk kanë pse na shpjegojnë ne këto lloj vendimesh ose të na kërkojnë leje. Kjo është situata. Unë flas shumë me ta, por nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces. Dje e mora vesh”, tha fillimisht Klopp.
Më pas, për BBC, gjermani ka shtuar: “E kuptoj zemërimin e tifozëve për shkak të Super League. E kuptoj që ata duan të veprojnë dhe të tregojnë zemërimin e tyre, por ekipi nuk ka lidhje me atë gjë. Kështu në këtë moment ata ia heqin mbështetjen ekipit.
Nuk e di pse e bënë saktësisht 12 klubet. Për gjithmonë po kemi “më shumë ndeshje, më shumë ndeshje”. Gjithçka sillet rreth parave, asgjë më tepër. Mos harroni: Pjesa më e rëndësishme e një klubi janë tifozët dhe ekipi.
Unë kam të njëjtin mendim rreth Super League. Është e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë nuk jam i përfshirë. Liverpool është më shumë se disa vendime. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e Champions League. Më pëlqen ideja që West Ham të luajë në Champions League”. /abcnews.al